HomePolitikë

Arrestimi i Rrajës, reagon edhe kryedemokrati

Basha

Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për arrestimin e 34-vjeçarit Redjan Rraja, si një ndër autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, Andi Malokut dhe Pëllumb Muharremit, i njohur si “Rrumi” i Shijakut.

Duke iu referuar faktit se Redjan Rraja është i afërm i deputetit socialist, Rrahman Rraja, Basha tha se kjo është në vazhdën e poshtërimit të PS, sepse tregon se është një luftë e pastër mes bandave në pushtet.

“Fatkeqësisht është në vazhdën e poshtërimit të PS, të qytetarëve shqiptarë, sepse tregon se kjo është një luftë e pastër mes bandave në pushtet. Është tregues i qartë i nevojës për ndryshim të menjëhershëm për zgjedhje të parakohshme, që do iu kthejnë qytetarëve dinjitetin, të drejtën e votës dhe i fuqizojnë duke zgjedhur në Parlament e qeveri njerëz që meritojnë të udhëheqin dëshirat e tyre për ndryshim.

Në funksion të kësaj është edhe turi që sapo ka nisur, një tur bashkëbisedimi dhe dëgjimi, jo vetëm i halleve, brengave e të vërtetës së hidhur si kjo që është shpalosur sot, por edhe të zgjidhjeve, të cilat duhet të prodhojnë një qeveri dhe parlament që të përfaqësojnë interesat e qytetarëve, dhe jo interesat e bandave kriminale, siç tregon dhe arrestimi i sotëm”, tha Basha.


TË NGJASHME