HomeSociale

Arrestimi i vëllezërve Çala, reagon Lleshaj

Menjëherë pas arrestimit të Klement Çalës dhe Eldi Çalës për grabitjen e Rinasit ka ardhur një reagim nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ministri Lleshaj është shrehur se kapja e dy protagonistëve kryesorë të grabitjes së vitit të kaluar në Rinas shënon një sukses të madh në luftën kundër krimit të organizuar.

Më tej Lleshaj ka përgëzuar gjithë ekipin e Policisë së Shtetit që mundësoi këtë sukses inkurajues në këto ditë të vështira.

STATUSI I SANDËR LLESHAJT

Kapja e dy protagonistëve kryesorë të grabitjes së vitit të kaluar në Rinas shënon një sukses të madh në luftën kundër krimit të organizuar.

Laku ndaj bandës së rrezikshme të Rinasit është afruar sot drejt mbylljes së plotë.

Kjo goditje është edhe një mesazh i rëndësishëm ndaj krimit: është vetëm çështje kohe!

Përballja me ligjin dhe drejtësinë është e pashmangshme.

Përgëzime për gjithë ekipin e Policisë së Shtetit që mundësoi këtë sukses inkurajues në këto ditë të vështira.

Operacioni vazhdon….

K.S/GotaNews


TË NGJASHME