HomeLajmi i Fundit

Arrestimi i vëllezërve Çala/ Reagon Rama

Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar me një postim në facebook mbi arrestimin e djeshëm të vëllezërve Çala.

Pasi 1 viti në kërkim u arrestuan dje vëllezërit Klement dhe Eldi Çala të cilët kërkoheshin nga Policia për grabitjen spektakolare në prill të vitit të kaluar në Rinas.

Në operacionin për arrestimin e tyre janë përfshirë 300 forca policore.

Operacioni u zhvillua nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.

Për kapjen e Klement Çalës policia kishte vënë 10 mijë euro shpërblim për këdo që jepte informacion për kapjen e tij.

Rama falenderon policinë për punën e bërë.

“Dje Policia e Shtetit u hodhi prangat organizatorëve të grabitjes së aeroportit të Rinasit qershorin e shkuar dhe u konfiskoi 130 mijë € si edhe tre armë zjarri.#RESPEKT për uniformat blu që krahas kontributit të jashtëzakonshëm në frontin e luftës me armikun e padukshëm, vijojnë betejën me llumin e kësaj dynjaje.”

Postimi i plotë

Dje Policia e Shtetit u hodhi prangat organizatorëve të grabitjes së aeroportit të Rinasit qershorin e shkuar dhe u konfiskoi 130 mijë € si edhe tre armë zjarri.

#RESPEKT për uniformat blu që krahas kontributit të jashtëzakonshëm në frontin e luftës me armikun e padukshëm, vijojnë betejën me llumin e kësaj dynjaje.

M.H/ Gotanews