HomeLajmi i Fundit

Arrestimi Redjan Rrajës, Rama përgëzon Policinë e Shtetit

Pas lajmit të Policisë, se një prej personave të dyshuar pwr atentatin ndaj prokurorit Ndoja, ka reaguar kryeministri i vendit Edi Rama.

Me nje mesazh postuar ne llogarine e tij ne Twitter, Rama ka përshëndetur “punen e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit”.

edi-rama-reagimi-arrestimi-RedjanRraja

“Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit
Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda…

dhe masat speciale kundër KÇK-së
Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu”.