HomeRajon

Arrestohen 3 shqiptarë, çantë me drogë drejt Greqisë

Policia greke ka ndërmarrë një tjetër operacion anti-drogëkufi me Shqipërinë, ndërsa në  pranga kanë përfunduar 3 shqiptarë të moshës 23, 36 dhe 49 vjeç.

Shqiptarët janë kapur në Kostur duke transportuar në këmbë një çantë që përmbante 2 pako me 19 kg 530 gram marijuanë.

Gjithashtu nga verifikimi në sistem rezulton se të 3 shqiptarët janë persona me precedentë dhe të dënuar më përpara.

23 vjeçari është i dënuar me 24 muaj burg dhe 6000 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantët. 36 vjeçari është i dënuar me 18 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantët dhe 49 vjeçari rezulton i dënuar me 24 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantët.

Policia greke sekuestroi 3 celularë dhe 3 karta SIM.


TË NGJASHME