HomeLajme

Arrestohen 3 shqiptarë në Itali

Policia e Bolzanos në Vipiteno ka arrestuar 3 shqiptarë, të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike prej 12 kilogramësh.

Shqiptarët e prangosur janë të moshave 39, 29 dhe 23 vjeç, e ishin banorë në Piza e Foggia.

Hetuesit italianë zbuluan se origjina e drogës që posedonin shqiptarët ishte holandeze, ndërsa po hetohet se ku do të dërgohej lënda narkotike, shkruajnë mediat italiane.

Kokaina ishte e ndarë në 10 pako, 9 në celofan dhe një e mbështjellë me një çorap. Në rast se droga e kapur do të shitej në treg, do të sillte fitime prej 3 milionë euro.


TË NGJASHME