HomeLajmi i Fundit

Arrestohen 4 persona, 5 të tjerë hetim për ‘moskallzim krimi’

Policia e Tiranës godet dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në operacionin e koduar “Bulevardi” nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale në DVP Tiranë dhe Patrullat e Përgjithshme.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, ndërsa 5 të tjerë janë proceduar penalisht për “Moskallzim krimi”.

Sekuestrohen 320 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, dorezë metalike, fishekë luftarakë dhe 1 pistoletë lodër.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve kishte marrë informacione në rrugë operative se disa persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në formë dozash në zonën e Bulevardit të ri, Babrroit dhe në rrugën dytësore në autostradë.

Mbi bazën e këtyre informacioneve Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale në DVP Tiranë dhe Patrullat e Përgjithshme zhvilloi operacionin policor të koduar “Bulevardi”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. T., 22 vjeç, A. C., 16 vjeç, dhe E. D., 18 vjeç, banues në Tiranë, të cilit u kapën në flagrancë me doza lënde narkotike të dyshuar kanabis . Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë për “Moskallzim krimi” dhe 2 shtetas.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të arrestuar u gjetë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: 301 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, dorezë metalike, fishekë luftarakë dhe 1 pistoletë lodër.

Po në vijim të operacionit u arrestua në flagrancë dhe një tjetër shtetas, L. F., 19 vjeç, pasi në rrugën “Pjetër Dungu”, gjatë kontrollit fizik policia i gjeti 19 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 3 shtetas për “Moskallzim krimi” .

Materialet u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.