HomeLajmi i Fundit

Arrestohen 5 gjermanë në Turqi, akuzohen për terrorizëm

Policia turke ka arrestuar 5 gjermanë të dyshuar për terrorizëm. Turqia dyshon se të arrestuarit kishin lidhje me milicitë kurdë.

“Të arrestuarit akuzohen për përhapje të propagandës dhe për përfshirje në një organizatë të paligjshme, jo të emëruar, por ka të ngjarë të jetë Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK)” njoftojnë mediat në shtetin turk.

Pesë të arrestuarit po mbahen në paraburgim në Ankara. Ministri i jashtëm gjerman deklaroi se ishte vënë në dijeni për këto arrestime, kurse ka shtuar se Ambasada në Ankara po jepte këshilla konsulore. Autoritet5et e Gjermanisë kanë hedhur poshtë pretendimet se kanë dhënë ndonjë informacion për autoritetet turke dhe se pas kësaj janë kryer edhe arrestet.

Sidoqoftë, një zëdhënës i ministrisë nuk përjashtoi që një informacion i tillë të jetë shkëmbyer “në kontekstin e bashkëpunimit rutinë midis shërbimeve tona të sigurisë”.