HomePolitikë

Arrestohen disa persona të dyshuar për lidhje me IS


Disa persona të dyshuar si mbështetës të grupit militant ekstremist Shteti Islamik (IS), janë arrestuar nga autoritetet e sigurisë në Malajzi.

Të arrestuarit planifikonin sulme në Indonezi dhe Malajzi, njoftuan zyrtarët policor.

Malajzia ka qenë në gjendje alarmi si dhe ka arrestuar qindra persona gjatë viteve të fundit nën dyshimin se janë të lidhur me grupin IS.

Në qershor të vitit 2016 nga një sulm me granatë në kryeqytetin Kuala Lumpur u plagosën 8 persona.

Po në këtë vit në Indonezi një sulmues i lidhur me IS kishte kryer një seri të sulmeve në kryeqytetin Xhakartë.


TË NGJASHME