HomeLajme

Arrestohen dy persona, ja arsyet

pranga

Një person është arrestuar në Tepelenë pasi ishte shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Ndërsa një person tjetër është arrestuar në Gjirokastër pasi ishte dënuar me 2 vite dhe 11 muaj burg.

Tepelenë.

Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Në vijim të punës së pandërprerë për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e  Komisariatit të Policisë Tepelenë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit G.D., 42 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë.

Shtetasi i mësipërm ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 3 vite dhe 4 muaj burgim.

Në banesën e shtetasit G.D., në muajin shkurt të vitit 2017  u gjet nga shërbimet e policisë lëndë narkotike.

Gjithashtu nga specialistët e seksionit  për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve  në D.V.P. Gjirokastër u ndalimi i shtetasit A.Z., 33 vjeç, banues Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Shtetasit të mësipërm i ka mbetur për të vuajtur dhe 2 vite dhe 11 muaj burg.


TË NGJASHME