HomeLajmi i Fundit

Arrestohen dy persona në Krujë, ja akuzat ndaj tyre

Policia ka arrestuar dy persona në Krujë për kultivim kanabissi. Në pranga kanë rënë shtetasit I.S., 55-vjeç dhe L.S., 61-vjeç, të dy banues në Arrameras, Krujë.

Arrestimi i tyre u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në afërsi të banesave së tyre, janë gjetur të kultivuara fidanë të dyshuar narkotikë canabis sattiva, si dhe një sasi lënde narkotike në banesën e shtetasit L.S, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.