HomeLajmi i Fundit

Arrestohen dy shqiptar, po transportonin ilegalisht 3 sirianë

Autoritetet e Malit të Zi kanë arrestuar dy shqiptarë, të cilët akuzohen për kalim të paligjshëm të kufirit dhe kontrabandimit të njerëzve.

Siç raportojnë mediat vendase, shqiptarët e arrestuar janë S. Jeminaj 24 vjeç dhe Endri Lila 19 vjeç.

Dy shqiptarët pranuan se të dielën e 26 majit kaluan ilegalisht nga Shqipëria në Mal të Zi tre sirianë, kundrejt shumave të parave.

Prokurori themelor i shtetit Faruk Resulbegovic urdhëroi ndalimin e tyre deri në 72 orë.