HomeLajmi i Fundit

Arrestohen dy shtetas rusë për kalim të paligjshëm të kufirit të Kosovës

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ngriti të martën aktakuzë ndaj dy shtetasve rus, të cilët u kapën nga policia e Kosovës gjatë një përpjekjeje për të hyrë nga Serbia në Kosovë, në rrugë të paligjshme.

Sipas policisë, raporton korespondenti i radios amerikane VOA në Kosovë, dy shtetasit rus kishin provuar të hyjnë në Kosovë nëpërmjet vendkalimit kufitare në Jarinjë në veriun e vendit, por ishin kthyer prapa në mungesë të vizës.

Më pas, Igor Krasikov dhe Marina Krasikova, ishin futur në Kosovë nëpërmjet një rruge anësore me një makinë që mbante targa regjistrimi të qytetit të Cetinës në Malin e Zi. Ata janë arrestuar nga një patrullë e policisë e cila ka konfiskuar makinën e marrë me qira në Mal të Zi.

Valon Preteni nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë i tha Zërit të Amerikës se “të dyshuarit E.K dhe M.K., gjenden në paraburgim që nga dita e hënë me datën 13 janar”.

Aktakuza është ngritur për veprën penale kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare “, tha zoti Preteni.