HomeLajmi i Fundit

Arrestohen dy të rinj në Tiranë, ja pse

Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe dhunë në familje janë akuzat për dy të rinj nga Tirana, të cilët janë arrestuar nga Policia e Tiranës.

Për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi E. M., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Në pranga ka rënë edhe një 29-vjeçar, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat“, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi E. M., 24 vjeç, banues në Tiranë. Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, duke patrulluar në rrugën “Xhanfize Keko”, kanë konstatuar shtetasin E. M., të cilit, gjatë kontrollit fizik në xhepin e xhupit, i kanë gjetur 2 qese plastike me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. S., 29 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse në rrugën “Violeta Manushi”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses.

K.S/ GotaNews