HomeLajme

Arrestohen në kufi fëmijët e Azem Hajdrit, pas dhunimit të një personi

Dy djemtë e Azem Hajdarit janë vënë në pranga nga policia e kufitare.

Shkak për arrestimin e tyre është bërë fakti se të dy vëllezërit Kirjaldi dhe Azemi kanë dhunuar një person.

Arrestimi i tyre është bërë në pikën kufitare të Muriqanit.

Ata akuzohen se kanë dhunuar një person të identifikuar me emrin Mikel Margjeka.

Vëllezërit akuzohen nga policia për “plagosje e lehtë me dashje” për motive të dobëta.

Konflikti mes dy vëllezërve dhe Mikel Margjekës ka ndodhur që në datë 27 dhjetor në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë, ku ata e kanë dhunuar të riun me sende të forta.

Më pas ky i fundit ka bërë denoncim në polici dhe vëllezërit Hajdari janë arrestuar në kufi gjatë kohës kur po tentonin të dilnin jashtë vendit më 2 janar. Më pas, ata janë liruar me urdhër të prokurorisë për tu hetuar në gjendje të lirë.

 


TË NGJASHME