HomeBotë

Arrestohen prindërit në Gjermani / Abuzojnë dhe shesin djalin e mitur online

Një çift gjerman është dënuar pasi shitën djalin e tyre 10 vjeç pedofilëve në internet në këmbim të parave. Ata i kanë shitur djalin e tyre “Dark Web”, një faqe online që shpesh përdoret dhe nga kriminelët.

Një histoi horrori që tronditi mbarë Gjermaninë. Mediat në vend raportojnë se gjykata e Freiburgut dënoi me 12 vjet e gjysmë nënën e fëmijës dhe 12 vjet babanë e tij.

Berrin T, 48 vjeç dhe Christian L, 39, janë të dy shtetas gjermanë, të cilët jetojnë në Staufen afër Freiburgut. Të dy u akuzuan për abuzimin dhe përdhunimin në mënyrë të përsëritur të djalit, të tyre si dhe shitjen e tij tek meshkujt e tjerë në internet për më shumë se dy vjet.

Abuzimet e tij janë edhe të filmuara. Çifti gjithashtu duhet të paguajë edhe 42 mijë euro gjobë. Ndërkohë policia në lidhje me këtë çështje ka arrestuar edhe 7 persona të tjerë që po gjykohen të ndarë./balkanweb.com


TË NGJASHME