HomeLajme

Arrestohen tre gra, mësoni arsyen

Policia e Fieri iu ka vënë prangat tre grave të moshave të ndryshme që kanë kryer një vjedhje në një supermarket në Fier.

Burimet thanë se tre gratë, 28, 41 dhe 55 vjeçe, të tria banuese në Tiranë kanë hyrë në një market në një lagje të Fierit dhe kanë vjedhur prej aty 9 steka paketa të markave të ndryshme.

Pronari i marketit i ka denoncuar pasi ka parë kamerat e sigurisë dhe policia i ka arrestuar teksa po përpiqeshin të largoheshin me automjetin e tyre. E në përfundim policia iu ka gjetur edhe cigaret që i futën në telashe.


TË NGJASHME