HomeLajmi i Fundit

Arrestohet 2 shqiptarë me kokainë dhe mijëra euro

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë 20 vjeçar nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike.

Lagjja ku jetonin shqiptarët u vu nën vëzhgim prej disa ditësh nga policia në Reggio pas disa raporteve nga qytetarët, të cilët treguan se në rrugë kishte lëvizje të dyshimta në lidhje me ndonjë aktivitet të mundshëm.

Vëmendja e policisë u përqendrua tek një “Renault Twingo” i drejtuar nga 20 vjeçari shqiptar Alvaro Bulku, i cili u ndal pranë një shtëpie ku shqiptari tjetër, Daniel Mansi doli nga banesa dhe hyri në veturë, duke u ulur në sediljen e pasagjerit. Policia konstatoi një shkëmbim të shpejtë midis tyre dhe makina vazhdoi rrugën.

Policia bllokoi mjetin të drejtuar nga Bulku, ligjërisht i pastrehë.

Brenda saj, emigranti kishte 400 euro, një telefon celular dhe si dhe 26 gram kokainë e mbështjellë me letër celofan dhe e ndarë në pesë pako të vogla, e vendosur në pjesën e levës së marshit.

I riu tjetër kishte ikur dhe u ndoq përreth gjysmë km nga një polic 30 vjet më i vjetër se ai, i cili megjithatë ishte në gjendje ta arrinte dhe ta bllokonte. Ky i fundit kishte me vete 3 mijë euro dhe një celular, ndërsa në shtëpinë nga ku doli, u gjet një zarf me 5 doza kokaine.

Të dy u arrestuan dhe këtë mëngjes u paraqitën para gjykatës së Reggio Emilias për t’iu përgjigjur akuzave kundër tyre.