HomeLajmi i Fundit

Arrestohet 20-vjeçari, tentoi të arratisej me një makinë të dyshimtë, përplas disa mjete

Kapet dhe arrestohet një 20 vjeçar, i cili nuk iu bind autoriteteve policore, po ashtu duke tentuar që të arratiset , përplasi edhe disa mjete të tjera. Fillimisht policia e kishte ndaluar djalin, në vazhdën e e ndalimeve të personave që lëvizin me mjete të dyshimta. Ai kishte me një makinë tip “Benz”, dhe nuk kishte pranuar të ndalohej para postobllokut të policisë.

Në vijim të veprimeve, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, i shtetasit Xh. V., 20 vjeç, banues në Durrës.

NJOFTIMI I POLICISË
Durrës

Nuk i bindet urdhrit të Policisë për ndalim, përplas disa mjete dhe largohet nga vendi i aksidentit, kapet dhe arrestohet në ndjekje nga Policia 20-vjeçari.Bie në prangat e Policisë një 30-vjeçar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve ndaj personave që lëvizin me sende të kundraligjshme dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në lagjen nr.1, Durrës, i kan bërë shenjë për të ndaluar mjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh. V., i cili nuk i është bindur urdhrit të policisë por është larguar duke dëmtuar dhe disa mjete të parkuara. Shërbimet e Policisë në lagjen nr.17, Durrës, kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit dhe shoqërimin e tij në ambientet e Policisë.Në vijim të veprimeve, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, i shtetasit Xh. V., 20 vjeç, banues në Durrës.–Shërbimet në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve ndaj personave që lëvizin me sende të kundraligjshme, kanë ndaluar në lagjen nr.13, shtetasin A. I., ku gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lëndë narkotike marjiuanë dhe një grirëse.Gjatë kontrollit në banesën e tij shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 48 gr. lëndë narkotike e dyshuar marjiuanë.Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi A. I., 30 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.