HomeLajmi i Fundit

Arrestohet 34-vjeçari i rrezikshëm nga Tirana

Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi rezulton me precedent të theksuar kriminal. Bëhet me dije se i arrestuari është  dënuar më herë për disa vepra penale, ndërsa është i dyshuar edhe si autor i disa vjedhjeve.

Policia njofton se i arrestuari është identifikuar si Edison Canaj, banues në Tiranë, ai u arrestua në rrugën “Besim Alla”.

Canaj është dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vjedhja me dhunë”, “Plagosja e lehte me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar ndaj tij  masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Ndërkohë, autoritetet po vijojnë punën për dokumentimin e disa veprave të tjera kriminale, ku dyshohet se është i përfshirë 34-vjeçari.