HomeLajme

Arrestohet 37-vjeçari në Durrës, shpërndante kokainë në doza të vogla

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Vihet në pranga 37-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike. Sekuestrohen 9 doza me lëndë narkotike kokainë gati për shitje.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për një rast të shitjes së lëndës narkotike kokainë, ka organizuar punën për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale dhe si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E. Z., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, në lagjen nr. 6, Durrës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


TË NGJASHME