Kronikë Lajme Lajmi i Fundit

Arrestohet 43-vjeçari që gjeti shqiptarin e vdekur në makinë

Një i ri i është nënshtruar hetimit për vdekjen e Serxho Veizit, 27-vjeçarit me origjinë shqiptare, që u gjet i vdekur nga një plumb në kokë në automjetin e tij në rrugën provinciale Casarano-Ugento, Itali disa ditë më parë.

Nga informacionet raportohet se shtetasi G.R., 43 vjeç, me precedent të mëparshëm penal, është shoqëruar në zyrat e Komisariatit Taurisano për t’iu nënshtruar një vlerësimi që do të duhet të verifikojë praninë e mundshme të përbërësve kimikë (barium dhe plumb) në duar dhe veshjen e tij.

Ishte pikërisht G.R., ai që ra vetë në duart e policisë. Mediet raportojnë se 43-vjeçari njoftoi policinë, duke thënë se kishte gjetur kufomën e të riut shqiptar brenda automjetit  “Polo Wolkswagen”. Doli nga makina e tij, vuri re kufomën dhe telefonoi numrin 113, siç u është deklaruar agjentëve. “Ejani shpejt! Këtu është një kufomë.”

Zëvendës-prokurori publik Donatella Palumbo, tha se 43-vjeçari G.R., u shoqërua në Komisariat. Deri më tani nuk ka një qëndrim zyrtar për shkaqet e vdekjes së Serxho Veizit, hetuesit nuk pranuan të hedhin poshtë asnjë pistë;  as që G.R., mund të ketë luajtur një rol në vdekjen e të riut shqiptar. Rezultati i hetimit nuk është depozituar ende, pavarësisht se hipoteza e vetëvrasjes mbetet kryesorja.

Për të rindërtuar kronologjinë e saj që ka ndodhur dhe për të kuptuar veprimet e orëve të fundit të jetës së viktimës, policia po kontrollon celularin e tij.

Ai nuk ka qenë person me precedent penal dhe punonte në ndërmarrjet e pastrimit. Shqiptari u gjet i shtrirë në sediljen e pasagjerit, plot gjak. Pranë trupit të pajetë u gjet edhe pistoleta me të cilën dyshohet se është kryer akti kriminal.

Related posts

Zheji tregon një të fshehtë: Ja çfarë loje luante Rama në vitin 2002

Mila

Skandal në Shkodër, vendasit i thyejnë xhamat autobusit të Tiranës

Mila

Negociatat, Bushati: BE të tregojë me hapa konkretë…

Mila
Na Kontaktoni!