HomePolitikë

Arrestohet autorja e RAI që kërcënonte ish-ambasadorin e BE në Shqipëri

Pas lajmit se ish ambasadori i BE në vendin tonë, Ettore Seuqi u përfshi në kabinetin e qeverisë italiane, një tjetër lajm në mediat fqinjë për ish diplomatin.

Mediat italiane shkruajnë se është arrestuar një skenariste e Rai TV, 41 vjeçarja Valentina Pizzale, që më pas është lënë në arrest shtëpie.

Ajo akuzohet se ka kërcenuar dhe shantazhuar ish ambasadorin, duke i bërë telefonat deri natën vonë. “Do ti tregoj te gjitha dhe do te shkaterroj”, kanoste ajo mes të tjerash në mesazhet e dërguara për Sequi.

Ai prej shtatorit ka marrë postin e shefit të kabinetit të Ministrit Luigi Di Maio. Mediat italiane shkruajne se vitin 2017, Ettore Sequi dhe skenaristja kishin masur nje lidhje te shkurter por qe u mbyll shpejt. Ai kishte tentuar ta mbante larg vemendjes publike tensionin qe pasoi kete mbyllje te raportit, por u detyrua te denonconte, pas kanosjeve te vazhdueshme qe i bente gruaja. Ajo donte qe ai te vijonte raportin, gje qe Sequi nuk e donte me.

Situata u be kritike ne kohen kur Sequi u kthye nga Pekini dhe u vendos ne Rome dhe ceshtja mori rrugen ligjore.


TË NGJASHME