HomeLajme

Arrestohet djali i ish-prefektit

Arrestohet Elton Radovanin, djali i ish-prefektit të Shkodrës Paulin Radovani, të përfshirë në një skemë borxhesh dhe mashtrimesh. 

Elton Radovani arrestohet nga Policia e Paraguajit, pasi Interpoli e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Mediat paraguajane bëjnë të ditur se sipas dosjes së çështjes, urdhri i arrestit ndërkombëtar ishte për shkak të krimeve të mashtrimit bankar dhe financiar dhe u vu në dispozicion për qëllime ekstradimi drejt Shqipërisë.

Elton Radovani është arrestuar me 3 tetor në Paraguaj rreth orës 11:00, në një autostradë atje, dhe tashmë pritet ekstradimi drejt Shqipërisë.

Ndaj tij, të vellait Bert Radovani dhe babait të tyre Paulin Radovani, ish-prefekt vazhdojnë seancat dhe hetimet për mashtrim dhe borxhe të pashlyera që shkojnë në shifra marramendëse.

Më herët mësohet se ish-prefekti i Qarkut Shkodër, Paulin Radovani, i ishte drejtuar për ndihmë policisë. Kjo u pasua me hetime nga ana e prokurorisë e më pas me zbulimin e grupit të fajdexhinjve në Shkodër. 


TË NGJASHME