HomeLajmi i Fundit

Arrestohet drejtori i një filiali banke, mësoni arsyen

leke-para

Drejtori i një banke të nivelit të dytë është arrestuar, në kuadër të operacionit “Bankieri”. Ai është 35 vjeçari me iniciale, F. N. banues në Tiranë, i cili akuzohet se i ka vjedhur një klienti 30 mijë dollarë.

Sipas policisë, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor i një filiali të një banke të nivelit të dytë si dhe duke shpërdoruar detyrën, ky shtetas ka vjedhur në llogarinë rrjedhëse, të një klienti shumën prej 30.000 dollarësh amerikanë.

Finalizimi i operacionit u bë pas një hetimi disa mujor pas denoncimit të klientit, ndërsa drejtori i filialit tashmë do të përballet me drejtësinë me akuzën “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”