HomeLajme

Arrestohet hajduti që vidhte në autobuzin e unazës në Tiranë

Hajdutët që vjedhin udhëtarët e autobusëve urban është kthyer në një problem mjaft të mprehtë sidomos për kryeqytetasit.

Së fundmi, policia ka arrestuar njërin prej tyre, i cili kryente vjedhje në autobusin e unazës në Tiranë.

Bëhet fjalë për 35 vjeçarin Abdyl Peqini, banues në Tiranë, i cili u kap pasi vodhi celularin e një udhëtareje të autobusit.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, ku pasi konstatoi se i kishin vjedhur celularin, ajo njoftoi policinë, të cilët e kapën hajdutin në kohë rekord.

Gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale tefefoni i vjedhur.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura si më poshte :

Më datë 12.12.2017, dyshohet se në një linjë e autobuzit i ka vjedhur telefonin shtetases F.Sh., 32 vjeçe, banuese në Mat.

Më date datë 16.12.2017, dyshohet se në rrugën “Ferit Xhajko”, tek stacioni i autobuzit të unazes  i ka vjedhur nga xhepi telefonin shtetases K.Sh., 19 vjeçe, banuese në Tiranë .

policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.

Materialet i’u referuan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.


TË NGJASHME