HomeSociale

Arrestohet i riu në Elbasan, theu rregullin e shtetrrethimit

Ashtu siç paralajmëroi edhe kreu i shtetit Edi Rama për këdo që thyen rregullat e shtetrrethimit, dënimi nga ana e Policisë do të jetë e pamëshirshme. Dhe kështu ka ndodhur, një i ri nga Elbasani ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka shkelur këto rregulla.

24-vjeçari Ll. M. është pyetur për arsyen e daljes nga shtëpia, por ai ka refuzuar dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë. Këta të fundit kanë bërë edhe shoqërimin e tij në komisariat nën akuzën  “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Njoftimi i plotë:

Theu rregullin për të qëndruar në banesë, kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, por u arrestua në flagrancë.

Në zbatim të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Policisë së Komisariatit Elbasan, gjatë patrullimeve për monitorimin e zbatimit të këtyre masave, paraditen e sotme, në lagjen “Vullnetari”, pranë vendit të quajtur “Ura e Zaranikes”, kanë konstatuar një këmbësor që lëvizte me këmbë.

Shërbimet e Policisë i kanë kërkuar arsyen e daljes në rrugë dhe të moszbatimit të orarit kufizues për të qëndruar në banesë, por 24-vjeçari nuk ka dhënë arsye dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë së skuadrës “Shqiponjat”.

Punonjësit e policisë e kanë neutralizuar dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan 24-vjeçarin M. LL. Në përfundim të veprime u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


TË NGJASHME