HomeSociale

Arrestohet i riu nga Durrësi, kapet në flagrancë

Njësitë Hetuese të Komisariatit së Chietit në San Salvo, kanë arrestuar një 26 vjeçar nga Durrësi dhe kanë sekuestruar sasi kokainë me vlerë rreth 50 mijë eurove.

Sipas mediave lokale bëhet me dije se lënda narkotike është gjetur e fshehur në pjesën e pasme të Mercedesit të 26 vjeçarit.

I riu nga Durrësi u kap në flagrancë në zonën e San Salvos dhe ishte banues në Emilia Romagna.

Së bashku me të riun shqiptar, karabinierët kanë shoqëruar në komisariat edhe një 30 vjeçar italian, i cili ishte me të në makinë. 


TË NGJASHME