HomeLajme

Arrestohet i shumëkërkuari Pjetraj

Policia e Tiranës ka vënë nën pranga shtetasin, Prenush Pjetraj, i kërkuar me kartelë të kuqe.

Prenush Pjetraj, ose siç quhet ndryshe Prendush Fufi, është i dënuar për “Vrasje me dashje” dhe “Prodhim me armë mbajtje pa leje”.

Gjykata në Milano e ka dënuar në vitin 2012 me nëntë vite e 6 muaj burgim, për akuzën e shitjes së narkotikëve dhe kujtojmë se më herët ka qenë i dënuar për vrasje. Masa të tjera sigurie ka vendosur edhe Gjykata e Kurbinit për Prenush Pjetraj.

Policia ka sekuestruar një automjet, tip “Range Rover”, 6.900 euro kesh, 2.240 franga kanadeze si dhe 100 dollarë kanadeze.


TË NGJASHME