HomeLajmi i Fundit

Arrestohet ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku

agim-kajmaku

Ish-kryetari i Bashkisë Vorë Agim Kajmaku është arrestuar pas disa muajsh në arrati, që prej muajit nëntor.

Kajmaku ndodhej në kërkim prej muajit nëntor por ra sot në prangat e policisë. Ai kishte shkuar në një spital privat ku ishte shtruar për probleme kardiake. Ka qenë pikërisht kjo lëvizje, që e ka zbuluar pëpara policisë, dhe ka çuar në arrestimin e tij ne ambjentet e spitalit.

Ai akuzohet për emërime të paligjshme, pasi u zbulua se kishte gënjyer në formularin e dekriminalizimit dhe se nuk deklaroi dënimin e tij në Greqi kur kandidoi në zgjedhjet vendore të qershorit 2019.

Ai është akuzuar gjithashtu për falsifikim të vulës, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe vazhdim i detyrës pas dorëheqjes.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane, ka shpallur në kërkim me masë sigurimi me arrest në burg, në lidhje me hetimin që zhvillohet në ngarkim të shtetasit Agim Kajmaku, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, shpërdorim detyre, sipas nenit 248 te Kodit Penal, falsifikimi i formularëve, neni 190 i Kodit Penal, dhe Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës, neni 249 i Kodit Penal”, thuhet në urdhër-arrestin për Kajmakun.

K.S/GotaNews