HomeRajon

Arrestohet ish-kryeministri Gruevski

Policia hungareze në Budapest ka arrestuar mëngjesin e sotëm ish-kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski.

Për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski sot do të vendosë gjykata e Budapestit.

Se çfarë vendimi do të merret do të mësohet pas seancës, pasi është e mbyllur për publikun.

Maqedonia e Veriut  kërkoi ekstradimin për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vjetësh për lëndën e PSP “Tanku” si dhe ngjarjet e përgjakshme në Kuvend për të cilët dyshohet se ka qenë organizator.


TË NGJASHME