HomeSociale

Arrestohet ish-truproja shqiptar

Ai nuk dëshironte të mbyllte marrëdhënien me partneren e tij duke i shkaktuar plagë nga dhuna.

Pas gati dy ditësh kërkime, agresori i gruas 27 vjeçare, ka një emër dhe një fytyrë.

Në pranga përfundoi shqiptari Igland Bodinaku, 28 vjeç, i cili banon prej vitesh në Gela të Italisë.

Policia lokale e arrestoi atë dje vonë në mbrëmje në një barë në lungomaren ‘Federico II di Svevia”.

Shqiptari ka precedentë të shumtë gjyqësor. Ish-truprojë speciale e sigurisë në të kaluarën, ai ka një histori të gjatë abuzimi familjar, dhune dhe lëndimi.

Bodinaku, teksa priti ardhjen e ish-gruas në shtëpinë e tij në Gela, e goditi fort atë duke i shkaktuar plagë të thellë në anën e majtë të fytyrës, ngjarje e ndodhur midis të premtes dhe të shtunës që lamë pas. Pas ngjarjes, ai u largua, për t’u arrestuar të dielën në mbrëmje.

Pas formaliteteve të rastit, i paraburgosuri u dërgua në burgun e Gela në dispozicion të autoritetit gjyqësor.


TË NGJASHME