HomeLajme

Arrestohet me kokainë shqiptarja 50 vjeçare

Ishte nervozizmi gjatë ndalimit në rrugë, ajo që i bëri karabinierët të ngrenë dyshime për të vijuar kontrollin e plotë të automjetit.

Dyshimet rezultuan të vërteta, pasi në makinën e shqiptares Q.I., 50 vjeçare banuese në Cento dhe e njohur për policinë, bllokuam 54 gram kokainë.

Por, kontrolli i policisë nuk mbeti me kaq, duke besuar se sasia e drogës së gjetur në makinë nuk ishte rastësisht aty. Karabinierët shkuan në shtëpinë e gruas ku ushtruan kontroll dhe gjetën edhe 81 gram të tjerë kokainë.

Përveç drogës, u gjetën edhe para. Një shumë prej 7,950 euro e ndarë në kartëmonedha 50 euro u sekuestruan.

50-vjeçari u arrestua menjëherë për tregtimin e drogës dhe u vendos nën arrest shtëpiak deri në dënimin përfundimtar. Ajo pranoi akuzat përpara gjykatës, por tha gjithashtu se kishte varësi ndaj drogës.


TË NGJASHME