HomeLajme

Arrestohet një 22-vjeçar, ja pse

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Burime zyrtare thane se arrestimi i shtetasit me inicialet E.T., u bë me qëllim ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale të Kërkimit dhe me Interpol Tirana, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune të mirëorganizuar arrestoi, me qëllim ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Britanike, pasi Gjykata e Magjistratëve, në Westminster, në dhjetor të vitit 2018, ka lëshuar urdhër-arresti, për veprën penale “Komplot për shitjen e narkotikëve” parashikuar nga Legjislacioni Penal Britanik. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshm.


TË NGJASHME