HomeLajmi i Fundit

Arrestohet një 44-vjeçar nga Kruja

Një 44-vjeçar nga Kruja ka rënë në praga pasi iu gjetën 26 kg kanabis. Burime zyrtare nga policia thanë se në kuadër të operacionit policor të koduar “NOJA 3” u arrestua shtetasi me inicialet B. M., banues në fshatin Nojë.

Gjatë kontrollit të ushtruar përreth banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.