Kronikë Lajme

Arrestohet një çift në Vlorë

pranga

Një çift në Vlorë ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për prodhimi dhe shitja të lëndëve narkotike. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet A. Sh., 47 vjeç dhe E. T., 30 vjeçe, me banim në Vlorë kishin përshtatur lokalin e marrë me qira për përdorim droge dhe tregtonin kokainë. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin nën administrimin e këtyre shtetasve, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 14 gr, e dyshuar kokainë.

Gjithashtu, nga veprimet e mëtejshme ka rezultuar se aktiviteti në lokal ushtrohej me mungesë dokumentacioni.

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Related posts

Raporti i KE, ja qëndrimi i ministres Gjonaj

Klaudia gotanews

Cakaj: Qeveria mbështetje financiare për Luginën e Preshevës

Klaudia gotanews

Kriza te Skënderbeu/ Takaj nuk heq dorë, gati ekipi për sezonin e ri

igligota
Na Kontaktoni!