HomeShowbiz

Arrestohet një tjetër aktore gjatë protestave për vdekjen e George Floyd

Vazhdojnë protestat për racismin në Amerikë.
Një tjetër aktore është arrestuar nga policia gjatë protestave paqësore për vdekjen e George Floydit.
Jaime Kingu aktorja 41- vjeçare përmes një statusi në Twitter tregoi se ajo është arrestuar nga policia në protestën “Black Lives Matter” në Los Angelos.

Momentalisht jam e arrestuar për protestën paqësore. Po shkruaj me pranga në duar nga një autobus. Të gjithë ishim shumë paqësor”, ka shkruar aktorja.
Më vonë, Jamie bëri edhe një tjetër status ku shkruan “Ende jemi në autobus edhe pas katër orësh, ata po tallen me ne”.

Shumë emra të tjerë të famshëm janë bërë pjesë e protestave që po mbahen në qytete të ndryshme në Amerikë dhe disa prej tyre janë arrestuar. Ditën e djeshme ishte Cola Spouse ai që u vu në pranga nga policia.


TË NGJASHME