HomeSociale

Arrestohet pas disa orë kërkimesh 45-vjeçari, kreu marrëdhënie me dhunë me të miturën

Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Divjake, ku nje 16 vjeçare eshte perdhunuar nga nje 45-vjeçar.

Pas denoncimit te bere prej saj ne komisariat, policia ka bere te mundur arrestimin e ketij shtetasi.

“Pas kallzimit të marë nga një shtetase 16 vjeçe se shtetasi F.J ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj, efektivët e Komisaritit të Policisë Divjakë në bashkëpunim me FNSH Fier, pas disa orë kërkimesh bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e 45 vjeçarit i cili ishte fshehur në një pyll të zonës së Divjakës”, njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.


TË NGJASHME