HomeLajmi i Fundit

Arrestohet për vjedhje 38-vjeçari në Tiranë

Tiranë-Kapet dhe arrestohet një 38-vjeçar i dyshuar për vjedhjen e disa biçikletave. Arrestohen në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Shërbimet e Komisariati të Policisë Nr. 1, nisur nga shqetësimet e qytetarëve në lidhje me vjedhjet e biçikletave të ndodhura kohët e fundit në zonën në juridiksionin e këtij Komisariati, pas analizimit të pamjeve filmike dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e personit që dyshohej si autor i vjedhjes së biçikletave, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit N. M., 38 vjeç.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i 3 rasteve të vjedhjeve të biçikletave në pronësi të shtetasve L. H., L., A dhe A. T., të ndodhura në zonën në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet që dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhjet.

Ndërkohë, nga specialistet për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimin në flagrancë i shtetasve:

-N. M., 47 vjeç, pasi në Rrugën e Dibrës u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.90 mg/l.

-F. K., 48 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.06 mg/l, ditën e djeshme ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale B. H., 17 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.