HomeLajmi i Fundit

Arrestohet polici në Shkodër, akte të turpshme me të miturën

Kolegët kanë vënë në pranga një efektiv policiefshatin Gruemirë të Qarkut Shkodër.

Bëhet fjalë për shtetasin Berhan Bajrakurti, i cili dyshohet për ngacmim seksual ndaj një vajze 15-vjeçare.

Më herët, familjarët e vajzës kanë bërë denoncim edhe në media.

dëshminë e saj, nëna e vajzës shprehet se polici e ka marrë në makinë vajzën, e ka telefonuar e madje ka kryer akte të turpshme në bisedat me të në telefon.

E ëma pohon se pasi ka parë pamjet e turpshme, dhe ka folur me vajzën, ka marrë videot e bashkë me të bijën ka shkuar në komisariatin e Koplikut për ta denoncuar por aty askush nuk e ka pritur.

Ndërkohë që pak orë pas denoncimit, Bajrakurti është vënë në pranga.