HomeSport

Arrestohet Ronaldinho, falsifikoi pasaportën

Ronaldinho është vënë në pranga në Paraguai, pasi dyshohet se ka përdorur dokumente false për të hyrë në vendin e Amerikës së Jugut.
39-vjeçari u arrestua në Resort Yacht & Golf Club Paraguayo së bashku me vëllain e tij Roberto mbrëmjen e së mërkurës, ka konfirmuar Ministria e Brendshme e Paraguait.
Sipas La Nacion, në hotel u gjetën pasaporta që mbanin emrat Ronaldinho dhe Roberto me kombësi të Paraguait.
Ronaldinho aktualisht është pa pasaportë braziliane për shkak të një gjobe mjedisore që mori në 2018-n.


TË NGJASHME