HomeLajme

Arrestohet shqiptari në Selanik, ja ku e kishte fshehur lëndën narkotike

Pas kontrollit policor një shqiptar 40 vjeç u arrestua në Selanik për posedim të lëndës narkotike.

Policia greke arriti që ta kapë shqiptarin me drogë, të cilën e kishte fshehur në enë plastike për oriz, shkruajnë mediat greke.

Gjatë operacionit policor, policia e shtetit grek ka arritur të sekuestrojë: 143.3 gramë kokainë të fshehur në dy enë plastike, dy peshore elektronike, por edhe një pluhur i panjohur i përdorur për trajtimin e kokainës, me peshë 895 gram.

Po ashtu, shqiptarit iu kapën edhe para të gatshme në shumën prej afro 1700 euro, si dhe 2 telefona celularë. Ai përdorte telefonat për të gjetur klientë. Shqiptari u arrestua nën akuzat e trafikut të drogës.

foto galeri

TË NGJASHME