HomeLajmi i Fundit

Arrestohet zonja shqiptare e heroinës

Ajo mbante heroinë në një dollap të paketuar në 13 pako brenda një valixheje të fshehur. H.A, një 36 vjeçare shqiptare, u arrestua për trafik droge.

Agjentët e policisë të Komisariatit të Salaros, pas raportimeve dhe hetimeve të ndryshme, kishin pikasur lëvizje të çuditshme rreth banesës së gruas.

Policët vendosën të vëzhgojnë dhe të monitorojnë lëvizjet e saj. Gjatë natës mes të hënës dhe të martës, hetuesit ndërmorën veprime: në orën 10 të së hënës e panë 36-vjeçaren të linte shtëpinë dhe kur ajo po kthehej në 8 të mëngjesit, e ndaluan dhe i kërkuan dokumentet.

Shqiptarja menjëherë u bë nervoze dhe me kërkesën e agjentët për të treguar përmbajtjen e çantës, ajo nuk ishte në gjendje të jepte të dhëna për 175 eurot që përmbante dhe tre telefonat celularë, që ndoshta ishin përdorur për të menaxhuar veprimtarinë e saj të paligjshme.

Pas këtij momenti siç shkruan “Ilmessaggero”, policët zhvilluan kontrolle në banesë ku në dhomën e ndjenjës në një dollapë kishte 13 pako me heroinë të paketuara dhe vulosura dhe tre pako të tjera të substancës, me peshë totale prej 6.78 kg.

Gjithashtu, u sekuestrua një peshore elektronike dhe materiale për paketimin e drogës.