HomeSport

Arrihet marrëveshja, Neymar pret vetëm zyrtarizimin te Barcelona

Merr fund pritja e Neymar, braziliani me shumë mundësi do të arrijë plotësimin e dëshirës së tij dhe të rikthehet te Barcelona.

Sipas gazetarit sportiv italian Gianluca Di Marzio, marrëveshja mes dy klubeve është arritur dhe rikthimi i brazilianit në “Camp Nou” është i afërt.

Thuhet se ditën e sotme kishte një takim midis Al-Khelaifit dhe Bartomeut, ku u fol për sulmuesin dhe është gjetur gjuha e përbashkët për kalimin e Neymarit te Barcelona.

Zyrtarizimi dhe nënshkrimi i kontratës pritet të vijë në orët e ardhshme, por e sigurt është që Neymar do të jetë një lojtar i Barcelonës. 27-vjeçari rikthehet aty ku bëri debutimin e tij në Europë dhe luajti për 4 sezone.

Në garë për të marrë shërbimet e brazilianit ishte edhe Real Madridi, por katalanasit u treguan më të shpejtë për të rikthyer lojtarin në Spanjë.


TË NGJASHME