HomePolitikë

Arriti paqen pas 20 vitesh, kryeministri fiton Çmimin Nobel

Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed është shpallur fituesi i çmimit Nobel për Paqen për vitin 2019. Marrëveshja e paqes e nënshkruar vitin e shkuar mes Etiopisë dhe Eritresë, me ndërmjetësimin e Ahmed, i dha fund konfliktit ushtarak 20 vjeçar mes dy vendeve.

Ahmed u vlerësua me çmimin prestigjioz të Akademisë Suedeze për përpjekjet e tij për arritjen e paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. 301 kandidatë ishin nominuar për çmimin Nobel të këtij viti, duke përfshirë këtu 223 individë dhe 78 organizata.

Mes kandidatëve ishte dhe aktivistja për çështjet e klimës Greta Thunberg, bashkëshortja e aktorit të njohur George Clooney, Amal, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ish kryeministri grek, Aleksis Tsipras. Abiy Ahmed është zgjedhur presidenti i Etipisë më 2 prill të vitit 2018.

Në 100 ditët e tij të para në pushtet Abiy Ahmed “shfuqizoi gjendjen e jashtëzakonshme të vendit, duke dhënë amnisti për mijëra të burgosur politikë. Ai ndërpreu censurën politike në media, legalizoi grupe të paligjshme të opozitës, duke hequr lider militantë të korruptuar dhe rriti ndjeshëm ndikimin e grave në jetën politike dhe komunitare të Etiopisë. Ai gjithashtu premtoi të forcojë demokracinë duke organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.


TË NGJASHME