HomeModa

Arriti trendi i ri, ‘Balayage’ i kundërt

Stilistët dhe parukierët nga qytete të ndryshme të botës po arrijnë që sërish t’i mrekullojnë klientet e veta dhe të tregojnë kreativitetin e tyre.

‘Balayage’ është një ndër teknikat më të popullarizuara të nuancimit të flokëve. Në këtë mënyrë arrihet kalimi nga rrënja e errët drejt majave më të ndritshme.

Një ndër parukierët më kreative është Jessica Ault, e cila kohë më parë në profilin e vet në Instagram ka publikuar fotografinë e balajazhit të kundërt!

Përparësia e kësaj mënyre të ngjyrosjes së flokëve është që asnjë ‘balayage’ nuk i ngjan tjetrit! Gjithmonë mund të shpikni kombinimin unik të ngjyrave.


TË NGJASHME