HomeShëndeti

Arsyeja se përse ju del gjak nga mishrat e dhëmbëve gjatë larjes së tyre

Mund të keni qënë në proçesin e larjes së dhëmbëve dhe të keni vënë re se nga mishrat po del gjak…nuk duhet ta bëni shumë alarmante situatën pasi kjo gjë e ka një shpjegim dhe një zgjidhje. Arsyet se përse ndodh kjo gjë po jua listojmë më poshtë:

Nuk i pastroni mirë dhëmbët

Duhet vetëm 24 orë që bakteriet të shkaktojnë inflamacionin (shkaku i gjakut) në mishrat e dhëmbëve, kështu që nëse nuk i pastroni mirë dhëmbët gjatë ditëve të para, ju mund të vëreni ndonjë pikë gjaku. Por, nëse vëreni gjak në mishrat e dhëmbëve për një kohë më të gjatë, atëherë drejtohuni te dentisti për kontroll.

Jeni të stresuar

Shpesh herë shohim gjakderdhje të mishrave të dhëmbëve tek fëmijët që ushqehen keq, qëndrojnë natën deri vonë, janë të stresuar në shkollë dhe të gjitha këto gjëra ndikojnë në aftësinë e trupit tuaj për të luftuar inflamacionin e shkaktuar nga bakteriet në gojë.

Ilaçet që përdorni mund të jenë shkaktari kryesor

Disa ilaçe si ato kundër depresionit apo kundër presionit të gjakut, mund të shkaktojnë tharjen e gojës, dhe mungesa e pështymës lejon që bakteriet të shtohen. Bisedoni me dentistin tuaj nëse vëreni simptoma të tilla të tharjes së gojës, pasi ekzistojnë produkte që mund të ju ndihmojnë t’i mbani mishrat e lubrifikuar.

Sëmundje të tjera

Sëmundjet kronike si diabeti, leukemia dhe HIV mund të ndikojnë në sistemin imunitar dhe të çojnë deri në mishrat e fryrë dhe të gjakosur. Nëse vëreni pika gjaku në lavaman për më shumë se një javë rresht, vizitoni dentistin tuaj.


TË NGJASHME