HomeShëndeti

Arsyet përse duhet të konsumoni avokado!!!

Avokadot janë prej ushqimeve më të shëndetshme dhe, përveç vetive të fuqishme mjekësore, ato kanë edhe shije shumë të mirë.

Më poshtë ju sjell disa prej përfitimeve shëndetësore që i sjell konsumimi i përditshëm i një avokadoje.
Janë të pasura me vlera ushqyese.
Një avokado përmban mbi 20 vitamina dhe minerale, në mesin e të cilave janë vitamina C, vitamina K, foliati, kaliumi, etj.

Niveli i kolesterolit
Për shkak të përmbajtjes së yndyrave të shëndetshme, avokadot arrijnë që ta mirëmbajnë nivelin e kolesterolit të mirë dhe njëkohësisht ta ulin nivelin e kolesterolit të keq.

Humbja e peshës
Konsumimi i gjysmë avokadoje në ditë është dëshmuar se ju bën të ndiheni më të ngopur deri në 5 orë.

Absorbimi i vlerave ushqyese
Konsumimi i rregullt i avokados ndihmon në absorbimin e karotenoideve esenciale në trup, siç janë licopei, luteini, alfa-karoteni dhe beta-karoteni.

Shtypja e gjakut
Përmbajtja e lartë e kaliumit ndihmon në menaxhimin e shtypjes së gjakut, eliminon sodiumin e tepërt dhe e lehtëson tensionin në muret e enëve të gjakut.
Parandalimi i diabetit
Avokadot i rregullojnë nivelet e insulinës dhe glukozës në gjak, prandaj janë të shkëlqyeshme në rastet me diabet.

Shëndeti i kockave
Vitamina K ndihmon në absorbimin e kalciumit në trup, i cili është esencial për shëndetin e kockave, ndërkaq avokadot janë të mbushura me këtë vitaminë.

Shëndeti i syve
Avokadot përmbajnë dy karotenoide shumë të rëndësishme, lutein dhe zeaxanthin, të cilat janë esenciale për shëndetin e syve dhe shikim të mirë. Prandaj, konsumimi i avokados parandalon verbërinë, dëmin e syve, etj.

Shtatzënia
Avokadot janë të mbushura me bollëk me vitaminë B6, folat, vitaminë C dhe kalium, që të gjitha këto i nevojiten nënës gjatë muajve të shtatzënisë.


TË NGJASHME