HomeShowbiz

Arta Bajrami në përgatitje të disa projekteve të reja

Këngëtarja e njohur, Arta Bajrami, është në përgatitje të disa projekteve të reja, të cilat pritet që t’i sjellë së shpejti.

Këtë gjë, ajo e ka konfirmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shkruan në anglisht edhe fjalë fyese për tregun e muzikës.

“Rrugës për të sjellë këngë të bukura në këtë industri m***”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Arta tash e sa vite është pjesë e tregut muzikor shqiptar, ndërsa ia beson të gjitha projektet vëllait të saj, producentit të njohur, Don Arbas.

Këngëtarja Bajrami njëherësh është edhe nënë e tre fëmijëve, dhe pavarësisht angazhimit si nënë, ka arritur që të ruajë balancin duke qenë aktive në muzikë.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për fansat këtë herë.


TË NGJASHME