HomeShowbiz

Arta Bajrami reagon ashpër ndaj dy repereve shqiptare: Më kanë kopjuar

Këngëtarja Arta Bajrami ka akuzuar dy reperet e njohura Rina Balajn dhe Taynën për kopjim. Përmes disa postimeve në instagram, ajo shprehet se dy reperet e kanë kopjuar në stil. Në fotot e publikuara, Bajrami ka bashkuar në kolazh fotografitë e veta dhe ato të repereve, duke e krahasuar veshjen e saj me atë të Taynës dhe Rinës.

Nje skene te klipit ma ka kopju nje tip se une e kam publiku ate skene me heret, po jam mesuar te me kopjojne si gjithe ne krejt aspektet, po Arta s’behen kurre, yll te muzikes s’te bejne makeup artistat e shtrenjte, as kerkushi po vetem vokali e talenti e vjedhni se bari spo hajm”, shkruan Arta.

Vazhdojme ani qika ani dihet kush o mami, hajt se mu sne m’pengon bash mire me vjen veq suksese”, shton këngëtarja.


TË NGJASHME